Bregdeti i saj mbresëlënës më shumë se 1.000 ishujt e tij është një prej
destinacioneve më të preferuara të europianëve e udhëtarëve nga përtej
kontinentit të vjeter.

Kroacia nxjerr nga turizmi nje pjese te mire te te ardhurave te saj e shpreson te fitoje akoma me shume me hyrjen ne Bashkimin Europian. Vitin e kaluar, prej tij u mblodhen rreth 6.8 miliardë euro. Por a ndryshon vertet dicka per vendin pas anetaresimit ne 1 korrik?

Natyra e paprekur, e pasur ne bimesi, rruget e mira, afersia me Hungarine, Sllovakine apo republiken ceke, te gjitha kane ndihmuar ne thithjen e turisteve europiane. Me anetaresimin ne BE, shpresat jane qe levizja e tyre te lehtesohet akoma me shume, pa qene me nevoja per pritje ne pika kufitare. Euron nderkohe, vendi nuk do ta adoptoje menjehere.

Aktualisht, 17 për qind e turistëve ndërkombëtare atje vijnë nga Gjermania dhe 14 nga Rusia. Zagrebi deshiron të shtojë numrin e turistëve edhe nga vende të tjera evropiane.

Megjithate, anetaresimi sjelle edhe ndonje parehati ne kete drejtim. Si vend i bllokut, Kroacia duhet te vendose vizat per qytetaret e te gjitha shteteve jo-anetare, sic jane pikerisht Rusia dhe Ukraina, e kjo mund t’i shtyje ata te zgjedhin ndonje destinacion tjeter duke zbritur mbase me ne jug. Mali i Zi eshte edhe keshtu nje prej vendeve te preferuara te pasnikeve ruse. Zyrtaret kroate kane udhetuar drejt te dy ketyre shteteve per bisedime me shpresen te gjejne nje zgjidhje te problemit.

Kroacia u bë anëtare e bllokut pas gati një dekade negociatash dhe në një kohë kur Bashkimi Evropian është përfshirë nga krizat më të madhe në historinë e tij. Por anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin që në vitin 1991 luftoi për pavarësi nga ish-Jugosllavia.Ekonomia e tij eshte relativisht e dobët, recesioni i thelle dhe papunesia e larte, ndaj kroatet jane te etur te shohin perfitime ekonomike nga ky anetaresim.

Top Channel