Niveli i ndotjes akustike apo i zhurmave ne Tirane i kaluar gati dy herë parametrat e Bashkimit Europian.

Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë dites, zhurmat ne disa kryeqezime ne kryeqyet arrijne deri dhe 81 decibel. Ndersa naten norma e lejuar eshte 35 decibel, nderkohe qe sipas matjeve të bera nga specialistë të Institutit te Shendetit Publik zhurmat arrijne deri dhe 69.4 decibel.

Ky monitorim eshte bere nga specialistët e ISHP-së ne 2011, por situata ka ardhur duke u perkeqesuar edhe me shume.

“Kurba e ndotjes akustike është në ngritje. Mesatarja e vitit 2011, në Tiranë për ditën e 71 decibël nga 55 që është norma dhe për natën është 60 decibel nga 35 që është norma. Siç shihet për natën është gati dyfish, kur dihet që deri 38 decibel njeriu mund të bëjë një gjumë të qetë”, thotë prof Asoc. Arben Luzati.

Ne te gjitha piakt e qytetit ku eshte bere monitorimi shifrat jane me te larta se parametrat e BE si diten ashtu dhe naten. Niveli me i larte i zhurmave eshte regjistruar ne zonen e ish-Bllokut, ’21 Dhjetori’, Zona prane Drejtorise se Policisë, Laprakë dhe qendër e qytetit, kryqezimi tek ‘Vasil Shanto’, Rruga e Elbasanit dhe Stacioni i Trenit.

Niveli i larte i ndotjes shkaktohet per shkak te trafikut te automjeteve, numri i te cilave eshte rritur ndjeshem.

Nderkohe gjate nates per shkak te lokaleve te cilat mbajen me ze te larte muziken si zona me te ndotura regjistrohen zona e ish-Bllokut, zona prane shkolles ‘Vasil Shanto’, Rruga e Elbasanit e te tjera. Luzati spegon se niveli i larte i zhurmave rrit nivelin e stresin dhe ndikon negativisht ne shendetin e njeriut.

“Ky bombardim nga këto lloj zhurmash, ndikon në shëndetin publik. Zhurmat ndikojnë në uljen e dëgjimit, në sistemin kardio-vaskular, në sistemin tretës, ndikojnë në sistemin endokrin, në sistemin nervor, krijojnë konflikte sociale”, tha Luzati.

Agjencia Rajonale e mjedisit nuk ka kërkuar të bëhet monitorim i ndotjes akustike.

Top Channel