Ish-lideri i serbëve në Bosnje, Radovan Karadzic, i cili besohet se luajti një rol kyç në spastrimin etnik dhe masakrat e ndodhura në ish-Republikën Jugosllave në vitet 1992-95, do të rikthehet të gjykohet për genocide.

Ishte Gjykata e Hagës, ajo që informoi ditën e enjte se do të rikthejë gjykimin e Karadzic për genocid, pasi ndjekja për këtë vepër penale ishte pushuar më parë.

Karadzic po ndiqet edhe për 10 akuza të tjera, midis të cilave krime lufte dhe spastrim etnik, por pushimi i çështjes së genocidit kishte ngritur pakënaqësi të mëdha mes të mbijetuarve të krimeve të ndodhura në Bosnje.

”Krahu i djathtë” i Miloseviçit, 68-vjeçari besohet se ishte urdhëruesi i masakrës së Srebrenicës, ku brenda harkut të 48 orëve u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe 7-8 mijë civilë të paarmatosur boshnjakë muslimanë.

Top Channel