Një i burgosur 29-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi prej më shumë se një muaji është futur në grevë urie në një burg në Greqi.

Kostas Sakkas, i akuzuar për terrorizëm, kërkon lirimin e menjëhershëm nga autoritetet që kanë tejkaluar çdo kohë ligjore për gjykimin e tij ose në të kundërt, shprehet i gatshëm që të vdesë.

I arrestuar në vitin 2010, Sakkas dyshohet se është një ish-anëtar i organizatës markiste “17 Nëntori” dhe ndaj tij janë ngritur akuza për terrorizëm.

Megjithatë, afati maksimal prej 18 muajsh pas arrestimit, në të cilin duhet të gjykohet i pandehuri ka kaluar dhe Sakkas ende nuk e di se kur do të jetë data që do të dalë përpara një gjykatësi.

Greva e urisë në të cilën ai ka hyrë është një formë presioni ndaj autoriteteve, por sipas mjekëve që po e asistojnë në spitalin e burgut në Athinë, tashmë gjendja e tij është tejet e rëndë dhge në mungesë të një ndërhyrje të menjëhershme, 29-vjeçari rrezikon seriozisht të humbë jetën në ditët në vazhdim.

Top Channel