Vritet një grua në Tiranë

13/07/2013 00:00

Nëna e dy fëmijëve, Valbona Çarçani, 46 vjeçe u vra me thikë nga
ish-bashkëshorti rrugës duke u kthyer për në shtëpinë ku jetonte me qira
pas divorcit së bashku me vajzat.

Dëshmitarët raportuan se Valbona ka kërkuar ndihmë por askush nuk ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën. Ish-bashkeshorti, Genc Çarcani, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë mësohet të jeta larguar fare i qete nga vendngjarja, ndërkohe që arrestimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

Një e afërme e viktimës thotë për Top Channel se çifti ka jetuar prej vitesh në Itali dhe së fundmi ishin kthyer në Tiranë, ku dhe u deklarua fundi i martesës së tyre.

Ndërsa një dëshmitare tha se kishte dëgjuar thirrje për ndihmë, por askush nuk ka mundur që ta shpëtojë gruan.

Çcifti Çarçani eshte divorcuar dy vjet me pare, pas nje martese qe ka zgjatur 20 vjet.I dyshuari Genc Çarçani i tha policise gjate fazes se marrjes ne pyetje se e pak para krimit ishte grindur me Valbonen te cilen e kishte ndeshur ne rruge kur ajo po kthehej nga shetitja me qenin e me pas e kishte qelluar me nje thike per shkaqe xhelozie.

Ndalimi e tij u në nga patrullat “Shqiponja” te cilat u njoftuan nepermjet nje telefonate nga nje deshmitar okular.

Megjithe arrestimine  menjehershem te te dyshuarit per kete krim ne familje, trupi i Valbones ka qendruar ne mes te rruges per me shume se nje ore, per shkak te voneses se tejzgjatur te eksperteve te mjekesise ligjore te cilet duhet te benin këqyrjen e nevojshme per veprimet e metejshme hetimore.

Top Channel