Rikthehet terrori i maskave

14/07/2013 00:00

Forca të shumta policore po vazhdojnë aksionin për kapjen e personave që shkaktuan plagosjen e pesë personave, mes të cileve dy femijë, në aksin rrugor Pukë-Shkodër, mëngjesin e së dielës.

Ngjarja e rënde ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Vrithit, rreth 30 km pa hyrë në Shkodër, kur tre persona me maska dhe automatikë i kanë bërë shenjë një automjeti ku udhetonin gjashtë pasagjerë të ndalojë.

Drejtuesi i mjetit,  Astrit Kopani ka tentuar t’i largohet maskave, duke i dhënë makinës me shpejtësi, por është gjendur në breshërinë e plumbave.

Zjarri i pakontrolluar i armëve të grabitesve ka lënë të plagosur pesë pasagjerët, mes të cilëve Enis Xhaferaj, 5 vjeç dhe Armando Xhaferaj, 9 vjeç, si edhe prinderit e tyre Zamir e Mirjeta Xhaferaj.

Pa ndalur makinen, Kopani i ka transportuar të plagosurit drejt Spialit Rajonal në Shkoder, ku menjëhere të demtuarit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dy prej të plagosureve janë në një gjendje të rënde dhe jane duke marrë një trajtim me të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Drejtuesi i mjetit rrëfen ngjarjen për “Top-Channel”, duke dhënë detajet e sulmit të grabitesve.  

”Ishin tre vetë me maska, që na zunë pritë dhe kur kalova nisën të qëllojnë shumë herë mbi makinën. Të plagosurit janë dy gratë, baxhanaku dhe dy fëmijët”, deklaroi Kopani.

Situata në akset veriore të vendit po humbet sigurine. Njerëz të armatosur, në akse të ndryshme jane duke grabitur nën kërcenimin e armeve, në orët e para të mëngjesit.

Një ditë më parë, grabitës të armatosur sulmuan një familje ulqinase, duke i vjedhur gjithçka me vlerë kishin me vete në Rrugën e Kombit.

Grabitjet me maska, reagon Balla

Në lidhje me këtë ngjarje, por edhe grabitjen me maska të para një dite në “Rrugën e Kombit”, reagoi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në faqen e tij në Facebook ai thotë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, duhet “të marrë masa për parandalimin e degradimit të mëtejshëm të rendit publik, përndryshe do të mbajë përgjegjësi së bashku me drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit.

Balla thotë se në këtë situatë Policia e Shtetit është tërësisht e padukshme.

“Nga Hysni Burgaj i pari dhe të tjerët me radhë duhet ta dinë se çdo formë “dezertimi” në përballjen me krimin është vepër penale. Moskryerja e detyrës nga Policia po i lejon terren elementëve kriminalë”, thekson Balla.

<br

Ekzekutohet 50 vjecari

Nje ngjarje e rende ndodhi mbremjen e te dieles.Nje 50 -vjecar u vra ne hyrje te pallatit te tij prane gjimnazit "Partizani" nga persona te paidentifikuar.Viktima eshte Edmond Dervishi dhe ende nuk dihen shkaqet e kesaj vrasjeje ne mes te Tiranes. (Vijon)

Top Channel