
Vendimi i Gjykatës për të shpallur të pafajshëm George Zimmermanin
shkaktoi një valë protestash në qytete të ndryshme të Shteteve të
Bashkuara.
Akuzat ndaj 29-vjeçarit per vrasjen me paramendim te adoleshentit Trayvon Martin në Florida shkurtin e vitit te kaluar, u rrëzuan dhe ai doli nga salla e gjyqit si njeri i lirë.
Presidenti Barak Obama beri thirrje per qetesi pa shpalljes se vendit polemizues. Ne nje deklarate me shkrim, Shefi i Shtepise se Bardhe e pershkroi vdekjen e 17-vjeçarit si nje tragjedi per familjen e tij e per mbare Ameriken.
“Por nevojitet nje reflektim paqesor,-u shpreh presidenti. – Ne jemi një vend ku sundon ligji, dhe trupi gjykues e tha fjalën e tij”. Nje fjale me te cilen nuk jane dakort te gjithe, sic e deshmuan qarte tubimet masive ne San Francisco, Filadelphia, Chicago, ëashington, Boston, San Diego dhe Atlanta. Në New York, mijera vete marshuan drejt Times Square-it mbremjen e se dieles me thirrjet “drejtesi per Trayvon Martin!”.
Policia u perpoq t’i mbante demonstruesit brenda vijes se kontrollit, por ata i rrethuan shume shpejt efektivet ne shesh.
Vendimet gjyqësore në çështje të ngarkuara me ngjyrime racore kanë shkaktuar në mjaft raste protesta e trazira masive. Në vitin 1992 disa policë të Los Anxhelosit u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për rrahjen e një afrikano-amerikani. Vendimi atehere u pasua nga demonstrata të dhunshme, akte vandalizmi, plaçkitje dhe kaos. Dhjetra vetë gjetën vdekjen, qindra të tjerë u plagosën dhe dëmet materiale kapën shumën 1 miliard dollarë.
Top Channel