Parlamenti grek votoi në orët e para të mëngjesit të së marteës të
ngrejë padi penale kundër ish-ministrit të Financave Jorgos
Papakonstantinou për sa i përket skandalit të fshehjes së llogarive
bankare të evazorëve fiskalë te listes se shumeperfolur ‘Legarde’.

Papakonstandinou,minister per dy vjet ne kabinetin Papandreou akuzohet se ka hequr nga kjo liste me rreth 2000 depozitues grekë në banken zviceriane HSBC, qe i eshte dhene Athines zyrtare ne vitin 2010, nga ish ministrja franceze e Financave Christin Legarde, emrat e tre te afermve te tij.

“Ai e mbajti atë për vete, e vuri atë në sirtarin e tij dhe kurrë nuk e dorëzoi CD me informacione zyrtarisht, tek asnje perfaqesues i shtetit grek deri me sot”, thotë Zoi Konstantopoulou, deputete e SYRIZA-s

“Ai mori një dokument në formë dixhitale ,e mori ne dorezim dhe kjo del nga hetimi. E ndryshoi atë, duke hequr tre emra që i përkasin të afërmve të tij”, shprehet Makis Voridhis, deputet i Demokracisë së Re.

Papakonstantinou mohoi perseri çdo akuze duke theksuar se është viktimë e një përpjekje për inkriminimin e tij, per te fshehur mekatet e sistemit.

 “Unë nuk mund te fajesohem per te gjitha te keqijat e vendit. Nuk është vetëm fakti se eshte dicka e padrejtë që të gjitha partite përpiqen te lajne ne kurrizin tim mëkatet e qeverive të mëparshme. Eshtë diçka më shumë se kaq. Është e pandershme”, shpjegoi Papakonstantinou.

Ne votimin e fshehte nga 283 ligjvënës ne parlamentin 300 vendesh,166 votuan në favor të akuzes per mashtrim, 208 per pabesueshmeri dhe 220 per shkelje të detyrës.Marrja e listes Legarde prej autoriteteve greke ,lenia e saj qellimisht e mbyllur ne nje kabinet,kopjimi dhe ndryshimi i saj ,shenuan nje skandal te madh politik qe ka njollosur me shume klasen politike te vendit e cila shihet prej qytetareve te thjeshte gjerësisht si i korruptuar dhe fajësohet prej tyre për krizën financiare të vendit, që ka shkaktuar gjashtë vjet recesion.

Sipas ligjit grek ministrat kane imunitet ndaj ndjekjes penale,ndaj tashme pritet nje Keshill Gjyqesor prej pese anetaresh te nise nje hetim te ri dhe nese Papakonstandinou shpallet fajtor, ai mund te burgoset.Në janar parlamenti grek kishte votuar per te hetuar vetem per te, pavaresisht se partia opozitare SYRIZA, kishte kërkuar hetim edhe per ish-ministrin e Financave Evagjelos Venizelos dhe ish-Kryeministrat, Jorgos Papandreou dhe Lukas Papadhimos.

Top Channel