Pas vrasjes dhe djegies së dy të rinjve në Jagodinë të Serbisë, shefi i policisë, Milorad Veloviç ka vendosur të shkarkojë nga detyra shefin e Xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç.

Ngjarja për shefin e policisë është monstruoze dhe personat e tillë nuk janë pjesë e policisë.

Dikiç është bërë i famshëm për shkak të disa deklaratave në publik, hetimeve ndaj vëllait të tij, më pas himnit të xhandarmërisë për Kosovën, ku bënte thirrje për mbrojtjen e saj dhe së fundmi në pjesëmarrjen në një videospot të grupit muzikor “Amadeus” të quajtur “Vendi im”, ku forcat serbe në stilin e filmave tregojnë forcën e tyre.

Në Serbi, njësitet speciale dhjetë vjet më parë kishin dalë jashtë kontrollit, gjë që çoi deri tek vrasja e kryeministrit, Zoran Gjingjiç. Kjo ka bërë që frika për figura të reja përbrenda policisë të jetë e madhe.

“Kjo është një vërejtje edhe për komandantët e tjerë, duhet ta dinë se çfarë po ndodh në njësitet e tyre”, ka thënë Veleviç.

Top Channel