Një përleshje e armatosur mes disa kriminelëve të armatosur dhe policisë
greke është shënuar paraditen e së mërkurës, vetëm pak metra larg
Drejtorise së Policisë së Athinës.

Sipas autoriteteve greke,kater te dyshuarve qe ndodheshin ne bordin e nje automjeti iu eshte bere shenje te ndalojne nga nje patrulle policie. Por ne vend qe te ndalonin, te dyshuarit kane hapur zjarr me automatike kallashnikove, duke e kthyer qendren e Athines ne arene perleshjeje midis policise dhe banditeve.

Sipas raportit te policise lokale,plumbat goditen nje motorr te policise,por per fat nuk pati viktima.Pak minuta me vone,automjeti i te dyshuarve u gjet i braktisur disa rrugica me larg.Ndonese ende nuk ka detaje te ngjarjes,policia greke thote se ka filluar nje operacion per kapjen e te dyshuarve.

Nje deshmitar deklaroi se shkembimi i zjarrit zgjati per disa minuta,ndersa sipas tij u vune ne rrezik jetet e kalimtareve. Situata e sigurise ne kryeqytetin helen eshte teper e brishte. Prej gati 4 muajsh, policia vendase eshte vene ne ndiekie te nje bande shqiptaresh te arratisur nga burgu i Trikallas ne Greqine qendrore,mbi te cilet rendojne akuza per vrasje dhe grabitje te armatosura.

Top Channel