03:35 Film "Capote"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Aksidenti, 1 i vdekur e 3 të plagosur
18/07/2013 00:15

Aksidenti, 1 i vdekur e 3 të plagosur
Foto arkiv
Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e Shqipërisë në këtë sezon veror, teksa në orët e mbrëmjes të së mërkurës, pranë fshatit Domje në autostradën Tiranë-Durrës, një mjet tip Benz me targa TR 5165 G humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Nga aksidenti rezultojnë 1 i vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur, e megjithatë emrat e viktimës dhe të lënduarve në këtë aksident nuk janë bërë ende të ditura.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ndërsa forca policore kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet.

Ky aksident vjen gjatë një jave të mbushur me ngjarje të rënda në mbarë vendin, përfshi këtu grabitjet në Pukë,
Aksidente rrugore
në Rrugën e Kombit dhe në Qafë Shtamë, aksidentet me pasojë dy të vdekur në Korcë e Kavajë, si dhe ai i aksit rrugor Elbasan-Librazhd, me 4 viktima, por edhe në Bulqizë, ku u aksidentua një fëmijë.

/ Top Channel
Aksidente rrugore

Laç, aksidentohet për vdekje i riu
Aksident në veri, dy të plagosur
Korçë, një i vdekur, një i plagosur në një aksident








Më shumë nga kronika
Martanesh, humbin jetën 2 minatorë
Dy minatorë humbën jetën mëngjesin e së martës në një galeri kromi në minierën e Fushë Lopës, në Martanesh. Raportohet se aksidenti tragjik ndodhi në orën 9 të mëngjesit kur sapo kishte nisur lëvizja në frontin e punës.
Sarandë, asgjesohet rrjeti i prostitucionit
Policia e Sarandës ka finalizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të koduar me emrin “Shkëndija”, që ka shpërbërë një grup përgjegjës për shfrytëzim prostitucioni.
Fier, zjarri shkrumbon magazinat
Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar magazinat e ish-grumbullimit në lagjen e romëve në Levan të Fierit. Djegia e magazinave ka rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë që ndodheshin aty pranë.
Elbasan, zbulohet baza e falsifikimeve
Strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar në Elbasan, në bashkëpunim me organin tatimor bënë të mundur identifikimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të riprodhimit të librave pa të drejtë autori.
Vdes duke lidhur linjën ilegale
Një 37-vjeçar emri i të cilit është Altin Myftari ka gjetur vdekjen ditën e premte në shtyllën e tensionit të ulët teksa po tentonte të bënte rilidhjen e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme.


Lajmet kryesore

Aksidenti, 1 i vdekur e 3 të plagosur
“Shqipëria, rol kyç në Samitin e Berlinit”
30 vjetori i vizitës së Strauss-it, Singhammer: Jeni faktor i stabilitetit në rajon
PD takon delegacionin gjerman
Ndarja e re nuk do të dekretohet?
Kontrollet në universitetet private
Samiti ballkanik i Gjermanisë
Opozita, brenda dhe jashtë Kuvendit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Turizmi, Arsimi, Lindja e Mesme, Ukraina, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.