Ura e vjetër mbi lumin Buna në qytetin e Shkodrës, ndërtuar 124 vjet më
parë po rrezikon shembjen pasi çdo ditë elementët prej hekuri të kësaj
ure po vidhen për skrap.

Me ndërtimin e urës së re mbi lumin Buna prej tre vitesh ura e vjeter e Bunës ka tre vite që është e mbyllur për kalimin e automjeteve dhe është e kalueshme vetëm për këmbësorët.

Indiferenca, qe po tregohet per mirembatjen e ures se vjeter, nje ure kjo qe mbart ne kembet e saj historine dhe qyteterimin e nje qyteti si Shkodra, ka bere qe dita-dites kjo veper arti te amortizohet aq shume sa tashme ka nisur çmontimi per skrap.

Ritmet e heqjes se pjeseve metalike jane te larta dhe ura rrezikon shembjen. Ura eshte ndertuar 124 vite me pare me fondet e qeverisë turke dhe projektuar nga inxhinierë te ushtrise otomane. Kjo ure pervec zhvillimit te zones pati si mision dhe mbrojtjen e Shkodres nga pushtimi malazez.

Top Channel