Rreth 500 kosovarë presin kthimin në Kosovë, pasi janë kapur duke hyrë
ilegalisht në territorin e Hungarisë për të kaluar më pas në vendet
perëndimore.

Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë njoftoi se po mbikëqyr zhvillimet që kanë të bëjnë me shtetasit e Kosovës, të cilët në përpjekje për të emigruar në perëndim, janë ngujuar në Hungari.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se përmes ambasadës në Budapest në vazhdimësi po mbledh informacione për vendndodhjen, trajtimin dhe aspektet e tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të kosovarëve në këtë shtet.

Sipas një komunikate për shtyp, nuk është evidentuar asnjë rast keqtrajtimi fizik apo ofendimit ndaj kosovarëve që janë vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve të Hungarisë.

Top Channel