Miroslav Mishkovic, biznesmeni serb i arrestuar dhjetorin e kaluar nën akuzën e korrupsionit ka fituar lirinë kundrejt garancisë.

Mishkovic, 67-vjeç, një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Serbi, por edhe në Ballkan, që renditet edhe mes personave më të pasur në rajon, u la i lirë pas pagesës së një garancie prej 12 milion eurosh.

Ai do të përballet me akuzat e ngritura kundër tij për evazion fiskal dhe abuzime me detyrën gjatë kohës kur kryente funksione shtetërore, në gjendje të lirë.

Arrestimi i Mishkovic u përcoll në mediat serbe dhe më gjerë si shenja e parë e luftës së autoriteteve kundër korrupsionit.

Top Channel