Presidenti bullgar Rosen Plevneliev është detyruar të ndërhyrjë me
apelet për qetësi pasi protestat disa javore në vend, u përshkallëzuan
deri në bllokimin e parlamentit dhe perleshjen e tubuesve me policine.

Plevneliev u kerkoi te dyja paleve te mbeten “paqesore e të civilizuar”.

Me shume se 100 politikane, gazetare e pjesetare te stafit mbeten pergjate gjithe nates te bllokuar ne ndertese deri sa forcat e rendit i larguan prej andej ne 5 te mengjesit.

Deri tani, Kryeministri Plamen Oresharski i ka rezistuar thirrjeve te protestuesve per doreheqje. Trazirat perkuan me diten e 40-te te protestave anti-qeveritare, nje forme indinjate kjo ndaj korrupsionit galopant ne vend dhe keqmenaxhimit ne kryeqytetin Sofje.

Turmat e njerezve e rrethuan godinen e Parlamentit mbremjen e se martes, kur ligjvensit ishin mbledhur per nje seance te pazakonte diskutimesh mbi rishikimin e nje buxheti te shumedebatuar, i cili do te rriste deficit buxhetor dhe kufirin e huamarrjes se Qeverise.

Me thirrjet “mafia” dhe “doreheqje”, protestuesit u perballen me policine dhe nuk lejuan largimin e nje autobuzi te mbushur me deputete, ku ndodheshin edhe tre ministra qeveritare.

Perplasjet nuk vonuan dhe te pakten 7 protestues e 2 agjente policie, raportohet te jene plagosur. Bullgaria, vendi me i varfer anetar i BE-se, eshte perfshire prej muajsh nga trazira politike. Ne mbeshtetje te demonstruesve ka dale edhe komisionerja europiane e drejtesise, Viviane Reding, qe pas nje ndalese te shkurter ne kete vend, u shpreh se qytetaret bullgare qe ngrene kunder korrupsionit, kane te gjithe simpatine e saj.  

Top Channel