F1, Alonso: Përmirësimet, pas verës

25/07/2013 00:00

Fernando Alonso është shprehur se nuk pret asnjë surprizë për garën e Hungarisë dhe shpreson që përmirësimet tek Ferrari të vijnë pas verës.

Spanjolli 31-vjeçar theksoi: “Kemi fituar 2 të dhjetat në provat e Silverstonit, por të njëjtën gjë kanë bërë edhe kundërshtarët tanë. Për këtë arsye nuk pres që situata të ndryshojë në Hungaroring. Në këtë garë do të jenë po ato distanca që janë parë deri në këtë pikë të kampionatit. Shpresat i kam pas verës.”

“Duhet të fitojmë terren në Belgjikë dhe Itali. Të shohim si do të ecim me gomat e reja”, shtoi spanjolli, i cili ka fituar 32 gara në karrierë.

Fernando Alonso renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm me 123 pikë, 34 më pak se kryesuesi Sebastian Vettel (Red Bull).

Top Channel