SHBA, burg përjetë monstrës së Ohajos

26/07/2013 00:00

Monstra që mbajti peng dhe përdhunoi për 10 vite me radhë, 3 femra në Ohajo të Shteteve të Bashkuara do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij pas hekurave.

Një gjykatë në SHBA dënoi Ariel Castro-n me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi.

Ai u arrestua në muajin maj, kur njëra prej 3 femrave që ai mbante të izoluara në kushte çnjerëzore në bodrumin e banesës së tij, arriti të arratisej dhe të kërkonte ndihmën e policisë.

Michelle Knight, Amanda Berry dhe Jina De Jesus rezultonin femra të zhdukura në Cleveland mes 2002 dhe 2004-ës.

Ndaj Castro-s rënduan 977 akuza, mes të cilave dy për vrasje të rëndë dhe akuza të shumëfishta përdhunimi dhe pengmarrjeje.

Top Channel