Vendet e Ballkanit janë përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan me temperatura që në disa zona kanë shënuar mbi 40 gradë.

Në Sarajevë shërbimet e emergjencës raportojnë për mbi 600 raste të personave që kanë kërkuar ndihmë për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga i nxehti i madh. Në Kosovë, autoritetet këshillojnë banorët të shmangin lëvizjet në oraret e pikut të të nxehtit dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Disa dhjetra persona kanë kërkuar ndihmë nëpër qendrat shëndetësore pas shqetësimeve shëndetësore të ardhura si pasojë e vapës së madhe.

Në Bukuresht temperaturat shënuan 41 gradë celcius. Edhe këtu autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes e të shmangin lëvizjet në oraret e drekës.

Top Channel