Organizata me qendër në Uashington që inkurajon politikat për luftën
kundër transferimit të parave të paligjshme, ‘Global Financial
Integrity’, njoftoi krijimin e nje partneriteti me Institutin Adriatik
të Politikave Publike ne Kroaci për ndermarrjen e nje studimi mbi krimin
financiar në Ballkan.

Studimi do te drejtohet nga nje ekip i perbashket pune dhe do te perfshije periudhen e viteve 1991-2011, duke sjelle nje analize te thelluar te rrjedhjes se financimeve te paligjshme përmes krimit, korrupsionit dhe shmangies nga taksat në Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Hulumtimet me te fundit te ‘Global Financial Integrity’, ne periudhen e viteve 2001 dhe 2010 kane reguar se shtetet ballkanike humbën me shume se 111 miliardë dollarë për shkak të transferimit të paligjshëm të parave. Vezhgimi nuk perfshinte Greqine, Kosoven dhe Slloveninë, te cilat do te jene subjekte te analizes se re. Siç e kane deshmuar edhe studimet e mehershme, çdo vit ky rajon humb shuma marramendese parash per shkak te rrjedhjeve te paligjshme financiare, thote kryetari i organizates, Raymond Baker.

Largimi i ketij kapitali minon zhvillimin ekonomik te shteteve, evidenton akoma me shume pabarazine e te ardhurave, ushqen korrupsionin e redukton te ardhurat nga taksat. Rrjedhje te tilla parash nga juglindja e Europes nuk kane pasoja serioze vetem per vendet ballkanike, por edhe per vete Brukselin e Berlinin, shton ai. per kete arsye, dhe po i meshohet idese qe kjo ceshtje te vihet sa me pare ne qender te vemendjes.

Perveç evidentimit te fakteve, hartuesit e raportit marrin persiper te tregojne se cilat jane hapat qe duhen ndermarre nga autoritetet perkatese per te vene ne fre rrjedhjen e paligjshme te parave.

Top Channel