Egjipt, policia urdhërohet të shpërndajë protestat

31/07/2013 00:00

Qeveria e përkohëshme egjiptiane, e mbështetur nga ushtria, urdhëroi policinë që të shpërndajë protestuesit mbështetës të ish-presidentit Mohamed Mursi, të cilët vazhdojnë të dalin në rrugët dhe sheshet e vendit.

Mijëra mbështetës të Mursit, që prej 3 korrikut, vazhdojnë të ulen në sheshet dhe rrugët e vendit, kryesisht në Kajro dhe kërkojnë rikthimin e tij në pushtet.

Në një deklaratë të shpërndarë nëpërmjet televizionit shtetëro, qeveria e përkohëshme egjiptiane tha se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u dhënë fund këtyre protestave që paralizojnë vendin.

Ajo që vihet re në deklaratën e autoriteteve, është përkufizimi i protestave “si kërcënim kombëtar serioz”.

Mbështetësit e “Vëllazërisë Muslimane” kanë injoruar vendimet thirrjet e mëhershme të qeverisë për t’u shpërndarë dhe në disa raste përleshjet e tyre me forcat e sigurisë apo manifestues pro ushtrisë, kanë lënë pas dhjetra të vrarë.

Protestat kryesore janë përqendruar në sheshin pranë xhamisë Rabaa al-Adaëiya, në veri-lindje të Kajros, aty ku të shtunën u regjistruan përleshje të forta që shkaktuan vdekjen e të paktën 70 personave.

“Situata e rrezikshme në Rabaa al-Adaëiya, në sheshin Nahda dhe aktet terroriste të vazhdueshme me bllokimin e rrugëve nuk mund të tolerohen më. Ato kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit”, deklaroi Ministri i Informacionit, Dorreya Sharaf el-Din për televizionin shtetëror vendas.

Ai shtoi se policia është udhëzuar t’u japë fund këtyre protestave brenda kuadrit ligjore dhe kushtetues të vendit.

Por pavarësisht thirrjeve të qeverisë, mbështetësit e Mursit kanë thirrut për të martën një protestë masive në Kajro. Javën e kaluar ishte ushtria ajo që thërriti në rrugë e sheshe njerëzit si shenjë proteste për gjeneralin Fattah al-Sisi dhe për t’i dhënë atij “një mandat për të luftuar dhunën dhe terrorizmin potencial që kërcënon vendin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB