Mospërfshirja në qeveri, Ngjela thyen heshtjen

03/08/2013 00:00

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit, ka folur për herë të parë në lidhje me mospërfshirjen e tij në qeverinë “Rama”.

Spartak Ngjela ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në Facebook ku i është përgjigjur kureshtjes së miqve dhe dashamirësve mbi qendrimin që do të mbajë karshi qeverisë së re.

Ngjela në komentin e tij thotë se marrëveshja e tij me Ramën nuk ishte për të drejtuar shtetin, por për të luftuar korrupsionin dhe ai nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen t’i kundërvihet kësaj qeverie.

“Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsionit. Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë me një parti të madhe, sikurse unë e kam bërë dy herë me të dyja partitë e mëdha. E para sepse donte të grabiste, për këtë tjetrën pritet ta shohim”, shkruan Ngjela.

Top Channel