Tentativa e katërt për të gjetur një firmë ndërtimi që të marrë përsipër ndërtimin e xhamisë së shumëpritur të Athinës do të bëhet muajin e ardhshëm.

Tre garat e para për tenderin kanë dështuar pasi kompani të ndryshme nuk janë paraqitur nga frika e kërcënimeve dhe intimidimeve.

Bëhet fjalë për kërcënime që vijnë nga grupet e ekstremit të djathtë, si Agimi i Artë apo banorë të lagjes athinase Votanikos, ku tempulli islamik është parashikuar të ngrihet.

Por përveç ekstremistëve të djathtë, ndaj projektit ka dalë edhe peshkopi i lagjes fqinje Pireu, Seraphim, shkruan e përditshmja “Kathimerini”.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Stratos Simopoulos ka deklaruar se gara e ardhshme për ndarjen e tenderit për ndërtimin e xhamisë, me vlerë 946 mijë euro, do të rezervohet vetëm për kompanitë e mëdha.

Top Channel