Qeveria greke ka shpallur ndalimin e qarkullimit për këmbësorë në pyjet e vendit, nga perendimi deri në lindjen e diellit, si një masë kryesore për të mbrojtur pyjet dhe zonat e banuara nga zjarret.

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dhendias ka deklaruar gjithashtu ndalimin e qarkullimit në disa raste edhe gjatë ditës, si dhe përforcimin e patrullimit nga policia te pyjeve.

Keto masa pa precedent jane marre pas konluzioneve te arrituar nga hetimet e policise se shumica e zjarreve qe po djegin mijera hektare pyje ne oret e fundit, jane si rezultat I zjarrvenieve te qellimshme.

Ne mbremjen e se henes dhjetera banore te Marathones,vendi i betejës historike 490 vjet para Krishtit,ne verilindje te Athines, kane braktisur shtepite e tyre te cilat rrezikoheshin nga flaket ,ndersa pergjate gjithe nates dhe deri ne oret e pasdites te se martes, zjarret po shkrumbojne zonen Varibobi ,ku ndodhet nje prej pyjeve me te rendesishme prane kryeqytetit sic eshte ai I Parnithes.

Por edhe disa dite me pare zjarret ne ishullin turistik te Rodes apo ato ne Fokidha, kane rezultuar te qellimshme dhe kane shkaktuar deme te medha materiale ,ndersa fshatra te tera jane evakuuar.

Organizmi I Mbrojtjes Civile ka paralejmeruar se edhe ne oret e ardheshme ekziston rrezikshmeri e madhe per zjarre te reja.

Zjarret e verës janë të shpeshta në Greqi per shkak te temperaturavete larta ,te errerave te fuqishme,thatesires,aksidenteve apo edhe zjarrvenieve te qellimshme.

Ne kete periudhe krize, kur qeveria nuk mund te punesoje me shume zjarrfikes sezonale eshte teper I veshtire perballimi I tyre.

Ne kujtesen e shume grekeve ende nuk jane shuar pasojat e zjarreve vrastare te vitit 2007 ku humben jeten 67 persona,midis te cileve edhe dy shqiptare,u dogjen mijera hektare pyje dhe u rrezikuan monumente arkeologjike ne gadishullin e Peloponezit.

Top Channel