Serbia nuk ka rënë dakord me kërkesat e Kosovës për telefoninë, por sipas ministrit për Tregti të Jashtme dhe të Brendshme, është ofruar një mundësi më e përafërt për të arritur një kompromis.

Por, Veljko Odaloviç, sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë, ka thënë se është e nevojshme një zgjidhje, pasi sipas tyre, Prishtina është problematike.

Ndërkohë që janë dhënë edhe idetë për numrin hyrës të Kosovës dhe sipas Odaloviç, delegacioni kosovar tenton të vendosë shtetësinë e saj përmes sistemit të telefonisë, duke rrezikuar funksionimin e telefonisë në Kosovë dhe qytetarët shqiptarë, të cilët paguajnë minutat më të shtrenjta në rajon për momentin.

Ndërsa, nga ana tjetër, operatori i telefonisë fikse serbe kërkon që të ketë liçencë në Kosovë, pasi sipas Odaloviç, ka një infrastrukturë të ndërtuar tashmë dhe marrja e prefiksit nuk është vetëm çështje e thjeshtë teknike.

Dy ditë më parë, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç deklaroi se bisedimet Kosovë-Serbi, për qeverinë e Beogradit do të ndalen në rast se nuk arrihet një marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjitikën.

Sipas ministrit Lajiç, Serbia i ka të domosdoshme këto marrëveshje për shkak të integrimeve dhe këtë është duke e shfrytëzuar Kosova, e cila sipas tij në çdo takim paraqitet me propozime të reja. 

Top Channel