19:30 Lajmet e Moti
20:10 Serial "Nikita"
Programi i plote
PUBLICITET
Bllokimi i barnave në doganë
09/08/2013

Ndërkohë që medikamentet presin në diell për zhdoganim dhe  shpërndarësit farmaceutikë  kërcënojnë se do të bllokojnë tregun, ende nuk ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë  dhe ajo e Financave.

Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Besnik Jaku shprehet se vendimi për blerjen e pullës tek kompania konçesionare ka qenë propozim i Ministrisë së Financave  dhe se një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë prej tij dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe për mosimplementimin e saj kishin njoftuar edhe kryeministrin Berisha shumë kohë më parë.

“Në fakt kjo ka qenë një reformë e drejtuar nga Ministria e Financave dhe qeveria shqiptare pa u marrë teknikisht mendimi i Qendrës së Kontrollit të Barnave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Unë në cilësinë e drejtorit të Qendrës së Kontrollit të Barnave kam informuar disa herë Ministrinë e Financave në rrugë zyrtare që është e pamundur të zbatohet një kontratë konçesionare në këtë formë, pasi kompanitë e huaja prodhuese nuk pranojnë ta vendosin dhe është e pamundur teknikisht që për sasitë që merr Shqipëria në kompanitë ndërkombëtare farmaceutike që prodhojnë barna. Në atë kohë, Ministri i Shëndetësisë, zoti Vasili dhe unë si Drejtor i Qendrës së Kontrollit të Barnave kemi dhënë të gjitha këto argumenta me shkrim dhe ia kemi dërguar kryeministrit Berisha duke argumentuar se është e pamundur të zbatohet ky projekt konçesionar”, thotë zoti Jaku.

Jaku aludon për interesa  të mëdha financiare në dhënien me konçesion të pullës së medikamenteve për shkak të çmimit shumë më të lartë me të cilin do të blihet pulla tek konçesionari, ndërkohë që shpjegon se pasojat e tanishme ishin paralajmëruar më parë.

“Sigurisht këtu ka patur interesa financiare pasi pulla aktuale që hedh në treg Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Ministria e Shëndetësisë, është një pullë me të gjitha elementët e sigurisë dhe të kontrollit teknik dhe në një cmim shumë të arsyeshëm që nuk ndikon në cmimin e barnave. Pulla tjetër është disa herë më e shtrenjtë, por përvec kësaj, problemi kryesor është që është i pamundur të zbatohet. Sot jemi në një situatë kur në doganën shqiptare janë bllokuar barnat që importohen, rrezikojnë që ato barna të humbasin efektin. Të hyjnë nesër, pasnesër në treg dhe të mos jenë me efektin e pritshëm për trajtimin e sëmundjeve. Jemi në shkelje të ligjit nga institucionet”, shton ai.

Shpërndarësit farmaceutikë kanë paralajmëruar se nëse nuk zhdoganohen medikamentet ata  rrezikojnë  të dëmtohen për shkak se gjenden nëpër kamione dhe se do të ndërpresin importin e barnave nga jashtë. Kompanitë që prodhojnë medikamente nga jashtë kanë refuzuar vendosjen e pullës prej tyre.

/ Top Channel







Më shumë nga Aktualitet
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Tregtarët e tregut të uzinës “Dinamo” kanë protestuar paraditen e së enjtes përpara Parlamentit për mos mbylljen e tregut.
Fermerët, më shumë bimë medicinale
Rajoni juglindor vit pas viti po orientohet drejt kultivimit të bimëve medicinale duke braktisur kulturat tradicionale.
Protestë kundër HEC-it në Valikardhës
Një grup banorësh të Komunës së Zerqanit në Bulqizë protestuan sërish kundër ndërtimit të hidrocentralit të Valikardhës në këtë zonë. Ata janë të shqetësuar për marrjen e ujit të Liqenit të Zi nga ky hidrocentral, liqen që siguron vaditjen e tokave të tyre.
Reshjet shkatërrojnë edhe rrugën
Kjo është rruga e fshatit Erebarë, i cili u shkatërrua i gjithi në vetëm një orë mbrëmjen e djeshme. Shkak është bërë një stuhi e fortë, me shi dhe breshër, që shkaktoi fryrjen tej mase të një përroi.
Fermerët e sherebelës kërkojnë ndihmë
Në rrethin e Kukësit, fermerët e sherebelës rrezikojnë të falimentojnë, pasi prodhimi i bimës ka mbetur në magazina dhe shtëpitë e tyre.


Lajmet kryesore

Bllokimi i barnave në doganë
Supervjedhja në bankën e shtetit
Punonjësit e “magazinës” së parave stok zhdukin në disa vjet 600 milionë lekë
Dule në Athinë, takon Venizelos
Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
Drejtësia, PD thërret Arvizun
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Kriza Financiare, Integrimi, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.