Rajoni ynë prej disa ditësh është përfshirë nga një valë të nxehti afrikan dhe në disa vende termometri ka shënuar mbi 40 gradë celcius.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmanget lëvizja në pikun e vapës, ndërsa në Beograd, temperaturat në orët e para të mëngjesit kanë shënuar 30 gradë, të pazakonshme për këtë qytet, edhe pse është stina e verës.

Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria janë vendet e goditura më fort nga i nxehti në këto ditë. Meteorologët kroatë thonë se në shumicën e qyteteve të vendit janë regjistruar temperaturat më të larta që prej 1950-ës, ndërsa në Beograd janë vënë në punë rezervuarë me ujë të pijshëm për qytetarët dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë me qindra herë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Lajmi i mirë për këto vende është se këto temperatura nuk do të zgjasin shumë. Në shumicën e zonave të prekura nga këto temperatura, fundjava dhe java e ardhshme pritet të nisë me reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Top Channel