Zyra e statistikave në Slloveni ka regjistruar në korrik 117.143 të papunë. Bëhet fjalë për një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me qershorin dhe 9.6 për qind që prej korrikut të vitit të kaluar.

Gjithashtu, bëhet fjalë për rritjen e parë të numrit të të papunëve prej pesë muajsh. Në korrik ishin 8.675 të papunë të rinj, 44.1 për qind më shumë se në qershor dhe 1.3 për qind më pak se në korrikun e vitit të kaluar.

Kategoria në fjalë përbëhet kryesisht nga persona të cilëve u ka skaduar kontrata e punës. Zyra e statistikave ka sqaruar se trendi i rritjes së papunësisë pas pjesës së parë të vitit për shkak të përfundimit të kontratave është diçka e zakonshme.

Këtyre rasteve u shtohen të rinjtë në kërkim të punës së parë. Në vitin aktual është regjistruar gjithashtu një rritje e pushimeve nga puna për shkaqe ekonomike.

Top Channel