Përkujtohet Havzi Nela

10/08/2013 00:00

Me penën e tij ai shkroi për lirinë në një kohë kur Shqipëria vuante regjimin e egër komunist. Poeti Havzi Nela u dënua me varje nga sistemi në vitin 1988 në mes të Kukësit, në moshën 54-vjeçare.

Ndaj në 25-vjetorin e vrasjes së tij, familjarë, miq dhe njerëz të letrave u mblodhën në një ceremoni përkujtimore në ambjentet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Poezia e shoqëroi Havzi Nelën në cdo hap të jetës së tij. Atehere kur punoi si mësues në Mat dhe u pushua për shkak të krijimtarisë së tij. Kur u arratis për në Kosovë me bashkëshorten, një poezi e la edhe në piramidën kufitare e disa të tjera në Prizren.

Por atë e kthyen mbrapsht sepse nuk pranoi të bëhej agjent i jugosllavëve dhe vuajti dënimin nëpër burgjet e kampet e shumta të internimit.

Poezia e tij u kthye në një simbol të revoltës mbi një regjim që po merrte fund, i cili  u mori  jetën brezave të tërë artistësh.

Top Channel