Agresiviteti i reçesionit grek u zbut lehtësisht në tremujorin e dytë të vitit, ka bërë të ditur institucioni lokal i të dhënave statistikore.

Ekonomia greke u tkurr në rang vjetor me 4.6 për qind në tre muajt të parë deri në fund të qershorit, një përmirësim i lehtë krahasuar me rënien prej 5.6 të regjistruar mes janarit dhe marsit.

Shifrat e fundit janë publikuar teksa qeveria deklaroi se buxheti i saj kishte përjetuar një rritje në periudhën janar-korrik, gjë që u nxit nga ndihmat e BE-së.

Dimitris Maroulis, ekonomist i “Alpha Bank”, deklaron se priste që GDP-ja të përmirësohej edhe më shumë në tremujorin e tretë dhe atë të katërt. “Kjo do të thotë se reçesioni nuk do të kapërcejë kuotën 4.2 për qind këtë vit”, sqaron ai.

Por të dhënat janë publikuar edhe në kohën kur Greqia raportoi një tepricë të buxhetit prej 2.6 miliardë euro, duke dhënë optimizëm për arritjen e objektivit për një defiçit prej 2.6 milionë eurosh.

Të dhënat në fjalë vijnë kryesisht si pasojë e ndihmave evropiane që shteti helen ka marrë dhe uljes së shpenzimeve krahasuar me projektet fillestare të investimeve.

Gjithashtu, një faktor tjetër nxitës ka qenë kthimi i fitimeve që bankat qendrore bënë duke blerë bondet e qeverisë greke, një marrëveshje kjo pjesë e kushteve të ndihmës financiare ndërkombëtare, nga trojka FMN-BE-BQE.

Top Channel