F1, Valencia tërhiqet nga kalendari

13/08/2013 16:45

Valencia do të tërhiqet nga kalendari i Formulës 1 në sezonin e ardhshëm, të paktën duke besuar burimet konfidenciale të cilave u referohet e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Sipas saj, bashkia dhe sponsorët e Çmimit të Madh të Europës, që zhvillohet në qytetin spanjoll, janë duke negociuar me pronarin e Formulës, Bernie Ecclestone, për të gjetur një rrugëzgjidhje sa më ekonomike për prishjen e kontratës.

Përballë problemeve ekonomike që po kalon Spanja, pagesës së lartë për të mbajtur garën dhe të ardhurave në rënie të grumbulluara nga Çmimi i Madh, duket se ky është opsioni i vetëm i mbetur në lojë për Valencian.

Nëse kjo garë do të dalë nga kalendari, një i intersuar direkt mund të jetë njeriu më i pasur në botë, Carlos Slim, i cili besohet se po negocion për të tërhequr një garë në vendin e tij të origjinës, në Meksikë.

Top Channel