Egjipt, qeveria e re me 19 gjeneralë-guvernatorë

14/08/2013 04:20

Qeveria e re ushtarake e Egjiptit, e emëruar gjatë së martës, ka promovar një “grusht” gjeneralësh si guvernatorë të provincave, duke shtuar frikën e një rikthimi në autoritarizmin e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Nga 25 guvernatorët provincialë të emëruar, 19 janë gjeneralë. 17 prej tyre janë nga ushtria dhe 2 nga policia. Një nga gjeneralët e policisë është bërë i njohur tashmë për refuzimin e tij haptazi për të mbrojtur mbështetësit e presidentit të parë të Egjiptit, të zgjedhur në rrugë demokratike, Mohammed Morsi, një islamik kandidatura e të cilit u mundësua nga Vllazëria Muslimane.

Një gjeneral i ushtrisë i sapoemëruar, guvernatori Mahmoud Othman Ateeq of Sohag, një ish-zëvendës guvernator në Aleksandri, u filmua në 2011-n duke ngritur armën ndaj një demonstrate mësuesish, të cilat nisën të luteshin për jetët e tyre.

Nga 6 civilët e emëruar, 2 janë gjykatës të njohur si besnikë të Mubarak, thellësisht armiqësor ndaj islamikëve që fshihen pas Morsi-t.

Asnjë prej të emëruarve islamik të Morsi-t, 11 nga 27 guvernatorët e Egjiptit nuk janë mbajtur në detyrë, ndërsa 6 nga 9 gjeneralët e caktuar prej tij në qeverisje i kanë ruajtur postet e tyre, teksa njëri është zhvendosur nga Aleksandria në rajonin e Detit të Kuq.

Duke emëruar kaq shumë gjeneralë, qeveria e re e instaluar nga Gjeneral Abdul-Fattah al-Sisi është rikthyer te një nga taktikat më të famshme të Mubarak, duke përdorur guvernatorët për të kultivuar besnikërinë e oficerëve të lartë, ndërkohë që zgjeronte “kthetrat” e shtetit të tij policor.

Top Channel