09:00 Lajme e Moti
09:16 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
Regjistrimi në fakultet, kuotat e pranimit
15/08/2013

Regjistrimi në fakultet, kuotat e pranimit
Kandidatët për studentë në fakultetet publike te vendit kane perfunduar regjistrimin per deget e preferuara, nepermjet aplikimit te bere online ne faqen zyrtare te MASH.

Qe prej dates 5 gusht Ministria e Arsimit dhe Shkences hapi zyrtarisht procesin e regjistrimit te kandidateve nepermjet plotesimit te formularit A3.

Edhe me kuotat e ketij viti vazhdoi politika per nje arsim te larte te liberalizuar, ku u vu re nje rritje e kuotave ne pjesen me te madhe te fakulteteve. Sipas kuotave te ketij viti per cilklin e pare te studimeve te larta me kohe te plote, te miratuara nga Keshilli i Ministrave, do
Arsimi
te kene mundesi te regjistrohen 31 mije studente, nje numer ky i rritur ndjeshem krahasuar me nje vit me pare ku u pranuan rreth 26 mije kandidate.

Edhe kete vit arsimi i larte vijoi me filozofine e nje arsimit te larte te liberalizuar, duke i dhene mundesi me shume se gjysmes se maturanteve per te kryer studime. Rreth 750 kuota kete vit jane rezervuar per studentet qe vijne nga jashte, per njerezit me aftesi te kufizuar sic jane te verberit, para dhe tetraplegjiket, e gjithashtu studentet qe i perkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane.

Nuk jane lene jashte vemendjes shtetasit e huaj per te cilet Ministria e Arsimit dhe Keshilli i Mnistrave kane miratuar 100 kuota te lira. Nderkohe kuotat per studimet e larta ne ciklin e pare ne sistemin part-time u miratuan disa dite me pare me nje VKM i cili percaktoi 9402 vende te reja. Tarifat e studimit kete vit kryesisht nuk kane pesuar ndryshime e do te variojne nga 500 – 1500 leke te reja per cdo dege. Cdo kandidat, sipas rregullit, duhet te pajiset me faturen e pagese se tarifes se deges se studimit, me te cilen do te paraqitet ne sekretarine e fakultetit ku deshiron te regjistrohet.  

/ Top Channel









Më shumë nga socialja
Përfundon protesta e ndërtuesve të HEC-it
Pas 7 ditë protestash, kompania turke “Limak Age” e cila po ndërton HEC-in e Banjës ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje me konfederatën e sindikatave duke pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga kjo e fundit.
Hapja e shkollave profesionale
Dhjetëra të rinj apo të reja të cilët kanë mbaruar nëntëvjeçaren me nota mesatare kanë mundësi të jenë pjesë e shkollës së re profesionale të informatikës teknologjike “Herman Gmeiner”.
Greva e ndërtuesve të HEC-it
Grevistët e hidrocentralit të Banjës janë përleshur me rojet e sigurisë së kantierit, në ditën e shtatë të grevës së tyre. Grevistët tentuan të bllokonin makineritë e kompanisë turke “Limak”, por u ndalën nga punonjësit e sigurisë.
Anti-duhani nisi mirë
Zbatimi i ligjit antiduhan duket se ka nisur mirë. Edhe pse hyri në fuqi në fundjavë, pronarët e lokaleve janë ndërgjegjësuar dhe nuk kanë lejuar, që brenda ambienteve të mbyllura të lejojnë duhanpirjen, duke mos pritur gjobën e parë e pas saj të respektonin ligjin.
Turistët e huaj dominojnë sezonin
Në prag të mbylljes së sezonit turistik veror, Shoqata Shqiptare e Turizmit thotë se këtë vit tregu është dominuar nga turistë ndërkombëtarë ndërsa prurjet nga Kosova kanë pësuar ulje.


Lajmet kryesore

Regjistrimi në fakultet, kuotat e pranimit Vlorë, shpërthim tritoli, një i vdekur
Plagoset dhe një person nga shpërthimi i fuqishëm në një makinë
Konferenca e Berlinit për Ballkanin
Pogradec, dy të rinj dyshohen të mbytur
Anulohen lejet e paligjshme
Helikopteri ngel në Dukagjin
Vrasja e Santos, shkarkohet polici
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Aksidente rrugore, Aksioni anti-droge, Kriza greke, Vrasja e bankierit
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.