Për 72 orë ishulli i Santorinit, destinacioni numër një i turizmit të
Greqisë ka pësuar dy ‘black-out’ të përgjithshëm të energjisë elektrike,
duke lënë në errësirë mijëra banorë dhe hotele në kulmin e sezonit
turistik të këtij viti.

Tre dite me pare si rezultat i nje shperthimi ne gjeneratorin e termocentralit qe furnizon ishullin,ishte nderprere furnizimi i tij me energji elektrike, ndersa ne oret qe pasuan u bene perpjekje per rregullimin e defekteve te shkaktuara.

Por perseri ne mbremjen e se enjtes, gjithe ishulli eshte zhytur ne erresire duke shkaktuar pakenaqesi tek turistet e huaj, ndersa pamjet e tij pa drita kane bere xhirron e botes ne shume media te huaja.

Deri ne mesditen e se premtes vetem gjysma e ishullit furnizohej per disa ore me energji elektrike ,ben me dije per Top Channel nga Santorini,Kosta Cela,kryetari i Shoqates se Emigranteve Shqiptare qe ka ne kete ishull mbi 5000 anetare.

Kryetari i bashkise se ishullit ka kerkuar nderhyrjen e ministrit perkates, si dhe te prokurorise, pasi demet qe jane shkaktuar deri tani nga mungesa e energjise jane kolosale dhe mbi te gjitha perkeqesimi i imazhit nga agjensite turistike do te ishte nje katastrofe e vertete per kete destinacion.

Disa anije te medha turistike pasi kane mesuar lajmin per defektin e linjes elektrike, kane shmangur portin e ketij ishulli qe vizitohet ne kete sezon nga me shume se 150 tragete me mbi 120000 turiste te huaj.

Problemet me mungesen e energjise elektrike ne Santorini qe kane sjelle edhe mungesen e ujit kane shkaktuar nderhyrjen e menjehershme te kryeministrit Samaras, i cili ka urdheruar te vizitojne ishullin dhe te kontrollojne nga afer situaten, ministren e turizmit Olga Kefalogiannis dhe ministrin e Brendshem Janis Mihelakis.

Top Channel