Prishet Kisha e Përmetit, reagon Greqia

16/08/2013 00:00

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kalimin e një ambienti që
shfrytëzohej si kishë në administrimin e  Bashkisë, për ta shndërruar
atë më pas në qendër kulturore për qytetin ka përfshirë në një konflikt 
priftërinjtë e Përmetit dhe permbaruesit, të cilët ishin ngarkuar per
ekzekutimin e tij.

Ne fakt edhe qytetaret e Permetit kane ndare mendime te kunderta pasi disa prej tyre jane ‘pro’ Kishes e te tjere thone se aty ka qene qendër kulture.

Nepermjet nje deklarte kane protestaur kleriket e Mitropolise se Shenjte te Gjirokastrës, të cilët thone besimtaret u dhunuan e nuk u lejuan te hyjne ne Kishe .

Nepermjet nje deklarate kleriket e Mitropolise se shenjte te Gjirokastres shprehen se do te vazhdojne perpjekjen per te fituar te drejten e prones dhe perdorimit te lire te Kishes dhe denohen ata qe sipas tyre dhane nje vendim te padrejte.

Greqia reagon për prishjen e kishës: E papranueshme

Ministria e Jashtme Greke shprehu shqetesimin lidhur me ngjarjet që ndodhën në Përmet.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënesi i kesaj ministrie, Kostandinos Kutras shprehu shqetesimin e Athinës zyrtare, për aktet e dhunes ndaj prifterinjve dhe besimtarëve në Përmet.

“Jemi të shqetësuar mbas marrjes se informacioneve se prifterinj dhe besimtare ortodoksë u dhunuan ne Përmet. Kjo ngjarje ka ndodhur pikerisht nje dite mbas festimeve per diten e Shen Marise”, shkruhej në deklaratën e Athinës zyrtare.

“Largimi i dhunshem i besimtareve dhe klerikëve, mbyllja e ambienteve dhe heqja me dhune e simboleve fetare, ikonave dhe sendeve te shenjta nga ky ambient jane veprime te papranueshme dhe te denueshme. Ato nuk kane asnje baze ligjore. Respektimi i te drejtes se besimit,liria e besimit, ndertimi i vendeve te faljes, jane ne themel te nje shteti dhe qendrojne si baze te integrimit te tij europian”, shkruhej më tej.

“Ne shpresojne se keto veprime jane kryer pa dijenine e qeverise shqiptare”, përfundoi Ministria e Jashtme Greke, e cila theksoi se po ndjek nga afer situaten.

Top Channel