Konfliktet në presidencën boshnjake kanë nisur për shkak të filmit të regjisorit Emir Kusturica.

Në shërbim të produksionit të filmit “Në rrugën e qumështit“, ku luan edhe Monika Belluçi, serbët e Bosnjës i kanë vënë në dispozicion ushtrinë dhe armët e shtetit, ndërkaq nuk është pyetur Presidenca.

Anëtari tjetër i presidencës, Bakir Izetbegoviç, ka thënë se Kusturicës do t’ia ndalonte të filmonte në Bosnje. Zheljko Komshiç, udhëheqësi i presidencës boshnjake, por që vjen nga komuniteti kroat, ka theksuar se në rast se do të vinte deri tek tentimet për ta ndarë Bosnjën dhe Hercegovinën, kjo do të çonte tek një luftë e re.

Ai ka thënë se në Bosnje mund të ketë grindje për gjëra të ndryshme, mund të këtë mospajtime për gjëra që në fakt nuk kanë asnjë kuptim, por nuk mund të vihet në pikëpyetja tërësia e shtetit. Kroatët kanë kaluar më afër boshnjakëve për shkak se shteti kroat ka mbështetur Bosnjën viteve të fundit.

Top Channel