Policia serbe ka marrë në pyetje gazetarin e revistës ultranacionaliste,
‘Peçat’, Pavle Çosic, i cili në internet ka ofruar 10 mijë euro për
vrasjen e zëvendëskryeministrit, Alleksandar Vucic.

Ky gazetar ka dhënë një koment dhe më pas ka ofruar edhe dhjetë mijë euro të tjera pas atentatit. Ka thënë se ka qenë në afekt kur ka shkruar gjëra të tilla dhe se i vjen keq.

Policia ka njoftuar menjëherë zëvendëskryeministrin Vucic lidhur me rastin, por ai ka kërkuar që të mos arrestohet fare. Megjithatë, zyrtarët e policisë kanë theksuar se duhet të respektojnë procedurat. ‘Peçat’, është një reviste nacionaliste dhe është interesante që nacionalistët kryesorë të Serbisë së dikurshme që tashmë udhëheqin shtetin, janë njerëzit më të urryer nga grupet ekstreme pasi konsiderohen tradhtarë të ideve që dikur i takonin.

Në Serbi, ekziston frika nga kërcënimet pasi që pas vrasjes së kryeministrit, Zoran Gjingjiç, politikanë të ndryshëm kanë marrë kërcënime me vdekje.

Top Channel