Tiranë, tenton të mbysë gruan me çarçaf

19/08/2013 00:00

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij.

Burime nga policia e komisariatit nr.2 bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Armando Kapa, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë, pasi gjatë ditës së djeshme, në ambientet e banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” Tiranë, ka dhunuar fizikisht duke tentuar të mbysë me çarçaf dhe duke i lënë dëmtime të dukshme në pjesën e qafës bashkëshortes së tij, shtetasen R. Kapa, 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërkohë, për shtetasen e dhunuar është plotësuar menjëherë urdhri i mbrojtjes për në Gjykatë, ndërsa 33 vjeçari Kapa do të përballet me akuzën për veprën penale të “dhunës në familje”.

Top Channel