Pas qetësimit të situatës ditën e djeshme, në qytetin e Përmetit janë
krikthyer përplasjet mes Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së këtij qyteti.

Një ditë pasi godina e Pallatit të Kulturës u rimor në zotërim nga ana e Bashkisë dhe dritaret e saj u mbyllëm me tulla, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse janë mbledhur sërish në orët e para të ditës së mërkurë në oborrin e Pallatit të Kulturës.

Nën drejtimin e Ikonom Vasil Thomollarit dhe priftit Athanas Qerimi besimtarët kanë zhvilluar një meshë në oborrin e Pallatit të Kulturës, i cili ka qenë i rrethuar nga forcat e policisë private dhe ato të Policisë Bashkiake. Fillimisht ka pasur përplasje mes dy palëve, pasi besimtarët kanë dashur të vendosin ikonat në murin e ndërtetës, por më pas me ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Përmetit, situate është qyetësuar dhe besimtarët kanë vijuar të zhvillojnë meshën. Ndërkaq kryebashkiaku Gilbert Jaçe ka zhvilluar një takim tjetër me priftin Athanas Qerimi për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë.

Top Channel