Greqia regjistron viktimën e parë nga virusi i Nilit Perendimor për këtë
vit. Bëhet fjalë për një 81-vjeçar me një historik të mbingarkuar
shëndetsor që kurohej me infeksion të sistemit nervor qendror në një
spital në Athinë.

Nderkohe sipas Qendres Kombetare teKurimit dhe Parandalimit te Semundjeve Infektive numri i personave me virusin ne fjale ka shkuar ne 35 prej fillimit te ketij viti.

21 prej tyre pasi jane infektuar kane shfaqur komplikime ne sistemin nervor qendror si encefalit, meningjit ose paralizë akute te dobët, ndërsa pjesa tjeter vetem simptoma me te lehta, si ethe dhe pak temperature. Gjithesej 21 paciente jane kuruar dhe kane dale te sheruar nga spitalet gjate kesaj periudhe, tre kurohen ne klinika te ndryshme,dy ndodhen ne gjendje serioze ne repartet e reanimacionit.

Virusi i Nilit Perëndimor perhapet nëpërmjet pickimit te mushkonjave te infektuara ndaj specialistet udhezojne banoret te marrin masa vetjake.Duke marre shkas nga vdekja e pare ne vend nga ky virus, organet greke te shendetsise kane publikuar edhe nje harte me bashkite qe jane me te ekspozuara ndaj rrezikut qe vjen nga mushkonjat qe bartin virusin e rrezikshem.

Jane mbi 12 zona ne Athine dhe rrethinat e saj dhe 13 te tjera ne gjithe Greqine,midis tyre disa komuna rreth Selanikut,Verias, Halkidhones, Aleksandrise dhe Ksanthit. Virusi i Nilit u shfaq per here te pare ne Greqi ne vitin 2010 pas disa dekadash, ne nje forme epidemie qe perfshiu me shume se 260 persona,prej te cileve 190 u preken nga meningjiti dhe encefaliti, ndersa numri i viktimave arriti ne 35 vete, kryesisht te moshes mbi 60 vjeç.Periudha qe shenon rritjen e rasteve me kete virus eshte fundi i veres dhe fillimi i vjeshtes.

Top Channel