Eurozona do të shqyrtojë një paketë ndihmë të tretë për të mbështetur
Greqinë, por jo para pranverës të vitit të ardhshëm ka deklaruar
përgjatë vizitës së tij në Athinë anëtari i bordit ekzekutiv të Bankës
Qendrore Evropiane Joerg Asmussen.

Deklarata vjen një ditë pas pranimit publik nga ministri gjerman i financave ëolfgang Shcauble ne nje prej mitingjeve elektorale se Greqise i duhet një ndihme e re, te cilen e ka mbeshtetur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe komisioneri Europian per Ekonomine Olli Rehn.

“Shtetet anëtare të Eurozonës do të marrin në konsideratë masa shtesë dhe ndihmë plotësuese atehere kur Greqia te kete arritur një suficit primar në baza vjetore, me kusht që programi te jete zbatuar plotësisht deri atëherë, në të gjitha aspektet e tij. Nese në këtë pikë borxhi do te konsiderohet të jetë ende shumë i lartë, atëherë ne do marrim masa shtesë”, tha Joerg Asmussen, anetari i bordit ekzekutiv te BQE.

Asmussen eshte takuar me kryeministrin Samaras,ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore te Greqise dhe ka shprehur konsideraten se tashme vendi ka nje sistem të shëndoshë financiar ku vihen re shenjat e para te stabilitetit, megjithese reformat sipas tij kane qene te dhimbshme dhe niveli i papunesise eshte i papranueshem.

Greqia ka marre deri tani dy paketa ndihme prej vitit 2010 me vlere 244 miliardë euro nga BE, FMN dhe BQE nje shume qe do te mjaftoje vetem deri ne fund te vitit qe vjen, pasi sipas eksperteve shumica e parave te marra kane shkuar ne shlyerjet e borxheve te vjetra dhe ne pagesen e normave te interesit.

Athina pret nje lehtesim ne pagesen e borxhit per te sjelle nivelin e tij ne nje nivel te menaxhueshem dhe pohimi per nje pakete te trete vertet ka shkaktuar buzeqeshje, por edhe skepticizem ne qarqet politike. Megjithe reformat e ashpra ,qeveria e koalicionit ne bashkepunim me grupin e eksperteve te huadhenesve, i njohur si trojka, ende nuk mund te japin zgjidhje problemeve dhe pikepyetjeve te medha qe ka shkaktuar recensioni per 6 vjet rrjesht i ekonomise, reduktimi me gati 25% i PBB dhe pamundesia e mbledhjes se taksave ne vend.

Top Channel