BE kërcënoi anëtarin e tij më të ri, Kroacinë me bllokimin e granteve
financiare nëse nuk dorëzon ish-agjentin e shërbimeve sekrete Josip
Përkoviç, të akuzuar për një vrasje në Gjermani. 

Vetëm dy ditë para hyrjes në familjen europiane më 1 korrik 2013 Zagrebi miratoi një ligj i cili ndalon ekstradimin e të dyshuarve për krime që mund të ishin kryer para datës 7 gusht 2002. Zyrtare te bllokut tani ankohen se Kroacia “i ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme“.

Komisionerja e Drejtësisë Vivian Reding e këshilloi qeverisë kroate të zbatoje “menjëherë” dispozitat për urdhër-arrestin Europian. ultimatumi i saj skadon te premten, ne 23 gusht. Deri atëhere Ministri kroat i drejtësisë Orsat Miljenic duhet të raportojë se ky amendament do të hiqet nga ligji.

Perkovic ka qene dikur oficer i lartë i shërbimit sekret  jugosllav, UDB. Policia sekrete e komunistëve në pushtet ishtë gjatë gjithë kohës në kërkim të të ashtuquajturve “armiq të brendshëm” të Jugosllavisë dhe emigrantëve aktivë politikisht.

Ai konsiderohet pergjegjes për vrasjen e disidentit dhe biznesmenit të naftës Stjepan Gjurekovic ne 1983-shin, në qytetin bavarez ëolfrats-hauzen. Edhe pse prokurori i Karlsruhes ka kërkuar dorëzimin e ish-agjentit, deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Perkoviç jeton i pashqetësuar në lagjen Nobel të Zagrebit, ndersa shume vëzhgues pyesin perse autoritetet kroate mbrojne te dyshuarin e nje krimi.  

Top Channel