Policia shqiptare është duke u përballuar gjatë javëve të fundit me
problematikën e emigrantëve të ardhura nga vendet e Azisë apo edhe të
Afrikës të cilët po tentojnë të largohen drej vendeve të tjera të
Bashkimit Europiane duke përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi.

Te pakten 100 persona jane ndaluar vetem gjate muajit gusht nga drejtorite rajonale ne Gjirokaster dhe Korce, me shtetesi te ndryshe, afgane, pakistaneze, marokene apo edhe te tjera nacionalitete. Sipas te dhenave paraprake te Policise Shqiptare, shkak per kete dyndjeve te emigranteve eshte fakti se ne Greqi nje pjese e madhe e tyre kane shkaterruar kampet e azilanteve te ngritura prej shtetit helen dhe kane kerkuar qe te levizin prej andej.

Rruga me e mire sipas edhe raporteve policore, bazuar edhe nga intervistat e marra nga regugjatet e ndaluar, eshte ajo drejt Italise, por duke perdorur jo portet shqiptare, por ato malazeze. Emigrantet e pyetur kane deklaruar se Shqiperine e kane zgjedhur vetem si rruge kalimi deri ne Malin e Zi, nga ku do te kalonin per ne Itali e mandej per ne vende te tjera te Bashkimit Europian.

Shifrat te cilat kane paguar variojne rreth nje mije eurove, por nuk kane munguar rastet kur vete emigrantet kryesisht ata aziatike jane nisur pa patur ndihmen e ndokujt, duke perdorur informacionet e marra nga bashkombas te tyre te tjere.

Kriza greke ka shkaktuar edhe ne kampet e azilanteve problem, te cilet nuk pranojne me te jetojne aty, por duan te zgjedhin ndonje vend tjeter te BE-se. Me se shumti ne keto kampe azilantet kane perballur me trajtime cnjerezore, per te cilat Greqia ka marre kritika te ashpra edhe nga organizatat nderkombetare per te drejtat e njeriut. Te gjithe te ndaluarit i jane rikthyer greqise ne baze edhe te marreveshjeve per refugjatet, per t’i kthyer ata ne vendin nga nga kane hyre.

Top Channel