Schaeuble: Ndihma e radhës për Greqinë do jetë më e vogël

23/08/2013 00:00

Pakoja e tretë e ndihmave për Greqinë do të jetë shumë më e vogël se sa
dy pakot e para, ka thënë ministri gjerman i financave, Wolfgang
Schaeuble, në një intervistë për një gazetë të premten.

Më herët gjatë javës, Schaeuble ka nxitur reagime kur ka deklaruar se Athina do të ketë nevojë për ndihmë financiare edhe pas vitit 2014.

Këto komente vlerësohen si ndryshim në pozicionin gjerman, ndryshim ky që po bëhet vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Top Channel