Në një raport të ri të publikuar para disa orësh FMN pranon se ka bërë
gabime të reja në lidhje me programin e reformave për Greqinë.

Me nje shpjegim te ri per parashikimet e gabuara, persa i takon ecurise se PBB te vendit, specialistet e ketij organizmi theksojne se jane nxituar ne konkluzionet e tyre, pasi kane qene teper optimiste kur kane marre per baze ritmet e zhvillimit te ekonomise greke.

Pranimi i gabimeve nga ane FMN publikohet ne raportin qe permban programet e reformave te nente shteteve ne bote, perfshire edhe Greqine, per vlerësimin e prodhimit ekonomik dhe dinamikën e borxhit në një ekonomi që është ne nje proces shumevjecar te konsolidimit fiskal. Kjo është hera e dytë që teknokratet e FMN pranojne gabimet e tyre ne paketen e shpetimit per Greqine, duke marre parasysh se edhe ne fillim te muajit qershor kishin pohuar se kishin nenvlerësuar demet e shkaktuara nga masat shtrenguese ne ekonomine greke.Por per ta arsyeja kryesore e parashikimeve te gabuara per Greqine, eshte moszbatimi i vazhdueshem i reformave si dhe reagimet politike dhe sociale ne vend.

Ne te njejten kohe edhe BE vlereson se shifrat per Greqine nuk jane aspak ato qe priteshin dhe ditet e fundit funksionare te larte te tij ,por dhe vete Berlini zyrtar si kreditori kryesor i Athines, pranojne se grekeve do t’u duhet nje pakete e re ndihme, prej 10 deri 15 miliardë euro ne vitet 2015-2016.

Por sipas agjensise Reuters zgjidhja me e mire per Europen dhe krizen e borxhit do te ishte qe kredite per Greqine te behen afatgjata deri ne 50 vjet, duke bere te mundur shlyerjen e tyre dhe duke dhene shpresa per konsolidimin e borxhit ne nje nivel te qendrueshem. Paralelisht Reuters thekson se dalja e programit grek jashte parashikimeve edhe nga ana e eksperteve te BE dhe BQE, tregon se Europa nuk ka gjetur ende nje zgjidhje reale per krizen e borxhit qe ka gjunjezuar jo vetem Greqine, por edhe disa prej shteteve anetare te zones se euros.

Top Channel