07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Zgjedhjet në Kosovë
23/08/2013

Kosova nuk e ka luksin që të bëjë lëshime për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit duke i hequr simbolet shtetërore nga fletëvotimet.

Kështu ka deklaruar kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që sipas tij, nëse kësaj radhe bëhen këto lëshime, atëherë marrëveshja do të zhvlerësohet: “Unë mendoj se nuk e ka luksin, nuk ka asnjë nevojë që Kosova të sfidohet me të. Marrëveshja është nënshkruar dhe nënkupton që gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe ata në veri të vendit, t’i pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk ka të drejtë as Serbia, as faktori ndërkombëtar të thonë bëni lëshime kësaj radhe sepse një lëshim i tillë do ta zhvlerësojë plotësisht marrëveshjen që ekziston dhe do ta bënte joekzistente”.

Sipas Mustafës nuk mund të mbahen zgjedhjet në asnjë cep të Kosovës pa respektimin e fletëvotimeve, të cilat duhet të kenë logon e Kosovës dhe pa respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës: “Unë mendoj se ne duhet të mos merremi me çështjen e fletëvotimeve. Duhet të kuptojmë se duhet të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe s’mund të mbahen zgjedhjet në asnjë vend të Kosovës pa respektimin e fletëvotimeve, të cilat duhet të kenë logon e Kosovës dhe pa respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës”.

Përveç këtyre, për kreun e LDK-së nuk është e rëndësishme se sa njerëz marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar se si do të duken fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të cilat për herë të parë do të mbahen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
EULEX kritikon krerët e komunave serbe
Misioni i Bashkimit Europain në Kosovë, EULEX ka regauar pas deklartatave të krerëve të komunave serbe në veri, lidhur me arrestimin e Radovan Radiç, i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe disa vepra të tjera penale.
Gjykata, Thaçi: Votimi kur të jemi gati
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në momentin kur Kuvendi do të jetë gati, partitë politike do të votojnë themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
“SHBA, sqarime për ambasadorin Dell”
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë si dhe nga Departamenti i Shtetit në Uashington, që  të sqarojnë rolin e ish-ambasadorit amerikan Christopher Dell, në kontratën për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Vermicë, e cila i kushtoi Kosovës mbi 800 milionë euro.
Vendet e rezervuara, pakicat s’heqin dorë
Deputetët e minoriteteve në Kosovë po vazhdojnë të kërkojnë në çdo forum institucional vendet e rezervuara edhe për një mandat.
Rikthehen ndërprerjet e energjisë
Kosova ka përjetuar të mërkurën ndërprerje të gjata të furnizimit me energji elektrike për shkak të disa problemeve teknike në rrjetin kombëtar.


Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.