ELSTAT ka publikuar të dhënat e censusit të vitit 2011. Gati dy vjet nga
inventarizimi i popullsisë, Greqia rezulton të ketë 10.815 mijë banorë,
prej të cilëve 5 51 % janë femra dhe 49% meshkuj.

Mosha mesatare e grekeve llogaritet ne 41.9 vjeç. Vlen te permendet se kjo e fundit ka ardhur ne rritje.Vihet re se  mosha mesatare eshte me e larte ne zonat me te varfera te vendit, ku periferia e Epirit,qe eshte njekohesisht zona me e varfer ne vend,ka moshen mesatare me te larte, me 44.2 vjeç, ndersa nje nder destinacioneve me te famshme turistike te vendit, ishulli Mykonos,kryeson listen me moshen mesatare me te ulet ne vend,me 37 vjeç.

Persa i perket numrit te emigranteve,ne Greqi jetojne 708.000 emigrante nga vendet jo europiane,199.000 nga vendet e Bashkimit Europian dhe 4800 persona jane deklaruar pa kombesi. Bie ne sy numri i larte i emigranteve nga Shqiperia i cili llogaritet ne 8.3%, ai i bullgareve eshte 5.1%, rumuneve 3.7% dhe pakistanezeve 3%.

Top Channel