Në alarm ndodhet Athina zyrtare pas publikimit të shifrave të borxhit të saj, që tashme arrin në 321 miliardë euro.

Niveli i borxhit te shtetit grek ka arritur keshtu ne 180% te PBB, duke shkaktuar kokëçarje jo vetem tek qeveria Samaras, por dhe tek specialistet e kreditoreve te Greqise.

Vete ata jane te dyzuar ne se Athines i duhet nje reduktim i ri i borxhit, ne menyre qe te arrije nje nivel te qendrueshem, pasi ajo paguan çdo vit 11-12 miliard euro interesa, megjithese norma e tyre eshte nga me te ultat.

Pas deklaratave te disa udheheqesve te BE, se Greqise do t’i duhet nje pakete e trete ndihme, pikerisht per te plotesuar boshllekun financiar qe do krijohet ne vitet 2015-2016, komisioneri per Energjitiken ne BE, Gunther Oettinger, ka deklaruar per here te pare te shtunen ne mbremje, se kjo pakete llogaritet ne 10 miliardë euro.

Nga ana tjeter, FMN perpiqet qe te binde udheheqesit e BE qe te zgjasin periudhen e shlyerjes se borxhit per Greqine, ne menyre qe ajo te mos jete ne presion per te paguar nje pjese te madhe te tij, brenda dy- tre viteve te ardhshme, kur edhe sufiçiti primar do te jete akoma me i madh dhe do te ndihmoje ne zvogelimin e borxhit.

Ekspertet e huaj te financave dhe sidomos ata ne Gjermani, ende nuk jane te bindur per te hedhur nje pakete te trete ndihme, ne nje vend si Greqia, qe ngjason sipas tyre me nje vrime te zeze, e cila perpin të gjitha ndihmat që merr.

Pas publikimit te shifrave te borxhit, te gjitha partite e opozites greke kane dhene deklarata te ashpra kunder koalicionit dypartiak qe qeveris vendin, duke e akuzuar se reformat qe po zbaton nuk japin aspak rezulatet pozitive, por perkundrazi, po e çojne vendin drejt rrenimit te plote ekonomik.

Top Channel