Me një artikull që ka shkaktuar reagime të jashtëzakonshme në Greqi dhe
në gjithë Europen e perditshmja britanike ‘Daily Mail’ zbulon se prej
2009 deri ne 2011, vlera e monedhave qe qarkulluan ne Greqi u shtua nga
19 ne 40 miliardë euro dhe deri ne veren e 2012 arriti ne 48 miliardë
euro.

Sipas saj nje pjese e mire e ketyre parave kane mberritur me fluturime sekrete. ‘Kur Greqia po digjej nga protestat dhe bankat e saj gati po shkriheshin nga mungesa e likuiditetit, nga njera ane ekspertet e troikes kercenonin Athinen se ne se nuk zbatonte masat do ta debonin ate nga Eurozona ,por nga ana tjeter,permbyten tregun grek me kartmonedhat e euros, per te shpetuar monedhen europiane,’ komenton gazeta.

Zakonisht ekonomite ne zhvillim kane vlera monetare reale ne qarkullim 4-7% te PBB.Ne 2009 ne Greqi, kjo shume shkonte ne 8,2% e megjithate deri ne 2012 ky numer u rrit ne 24%. Kjo pasi greket nga frika e falimentimit te vendit dhe e daljes nga Eurozona terhiqnin deri ne 2 milionë euro ne dite nga bankat.

‘Shpeshhere,-shkruan ‘Daily Mail’ – dergoheshin avione ushtarake ne Itali per te terhequr shuma parash,por ato nuk mjaftonin’.

Gazeta publikon edhe nje foto te aeroplaneve gjigante Boeing, me shenjen dalluese te transportuesit ndërkombëtar ‘Maersk Star Air’,qe moren pjese ne kete operacion gjigant, te cilin e ka konsideruar si nje revolucion i madh i euros, nen hunden e miliona grekeve. Ura ajrore ishte vetëm faza e parë e misionit.Pasi parate vinin ne Athine ato dergoheshin me anije ne shume prej ishujve te medhenj te vendit.Qellimi nuk ishte te ruhej stabiliteti social ,por monedha europiane qe rrezikohej.

I njejti operacion u perdor edhe per dergimin e parave ne Qipro gjate krizes bankare qe shpertheu atje disa muaj me pare. Duke perfunduar gazeta thekson se qytetaret e vendeve europiane ne krize si Spanja,Portugalia, Greqia, Qipro, Italia dhe Irlanda nuk po e shohin akoma te verteten ne sy ,se duhet te paguajne nje cmim per te shpetuar keto vende nga kriza. Meqenese ato nuk mund te zhvleresojne dot euron ,pasi ajo eshte nje monedhe qe I perket gjithe eurozones , e vetmja rruge eshte zhvleresim i brendshem,qe nenkupton ulje te rrogave dhe te pensioneve, domethënë ulje e nivelit te tyre te jeteses.

Top Channel