Një avion “Boeing 757” i kompanisë gjermane “Condor” u detyrua që të bënte një ulje të detyruar këtë të hënë në aeroportin e Dubrovnikut, pasi në kabinë u shfaq tym.

Aeroplani u asistua nga zjarrëfikëse në mbërritjen në pistë pas kësaj ulje emergjente, por fatmirësisht nuk qe i nevojshëm përdorimi i tyre.

Zëvendrejtori i aeroportit të Dubrovnikut, Frano Luetic informoi se 204 udhëtarët gëzojnë të gjithë gjendje të mirë shëndetësore dhe u asistuan pas uljes nga stafi i terminalit.

Sipas Agjensisë Kroate të Lajmeve “HINA”, aeroplani do të qëndrojë disa orë në Kroaci, për t’u riparuar dhe për të vazhduar rrugën e tij drejt Egjiptit.

Top Channel