Kroacia. anëtari më i fundit i Bashkimit Europian mund të përballet me penalitete nga ana e Brukselit, si rrjedhojë e vendimit të Zagrebit për të mos zbatuar një mandat arresti të lëshuar prej Gjermanisë.

Vendi ballkanik iu bashkangjit BE-së në datën 1 korrik, ndërsa në fund të qershorit nënshkroi një ligj që rregullonte të drejtën e ekstradimeve për krimet e ndodhura pas gushtit 2002.

Megjithatë, Gjermania kërkon prej Kroacisë që t’i dorëzojë Josip Perkoviç, një ish-anëtar i Shërbimeve Sekrete Jugosllave, i dyshuar për vrasjen e një disidenti kroat në vitin 1983.

Komisioni Europian është duke studiuar çështjen.

Kroacia pritet të përfitojë miliarda euro ndihma nga Brukseli për modernizimin e infrastrukturës dhe realizimin e reformave në vitet në vazhdim, fonde të cilat mund të cënohen nga kjo përballje juridike.

Top Channel